Politikanët urojnë festat e Nëntorit
Festat e Nëntorit, si radhë here e gjejnë politikën më të bashkuar. Urimet në këtë ditë nuk kanë munguar as nga politikanët tanë. Nëpërmjet rrjetin social facebook, ata kanë ndarë ndjesitë e tyre për këtë ditë të shënuar, ditë e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar.
Deri më tani këta janë disa nga politikanët tanë që kanë preferuar rrjetin social, që të urojnë për festat e Nëntorit.
Albana Vokshi–Gëzuar Ditën e Flamurit, Pavarësinë e Shqipërisë!! Një ditë që na jep krenari dhe sublimitet shqiptarisë sonë, kudo në botë. Mirënjohje historike etërve të kombit, që sakrifikuan me vetëmohim për idealet e Kombit.
Pjerin Ndreu–Gëzuar për të gjithë shqiptarët 28-29 Nëntorin, pavarësia dhe çlirimi i vendit. Vargjet e Fishtës më duken më të gjetura për këtë festë:
"Dersa t'mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr Shqypni, s'kam me t'harrue,
Edhe n'vorr me t'permende kam."
Sali Berisha–Gëzuar ditëlindjen,103 vjetorin e Pavarësisë dhe ditën e Çlirimit, Shqipëri!
Gëzuar mbarë shqiptarëve 28 nëntorin! Nderim të madh të rënëve të kombit tonë! Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin dhe kombin shqiptar!!
Mimoza Hajdarmataj–103 vjet më parë, burrat e Kombit vendosen njëzëri; "….që Shqipëria me sot të bahet në vete, e lirë dhe e mosvarme". GËZUAR këtë ditë të shenjtë për të gjithë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët, në të gjitha trojet shqipfolëse! Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar!
Vasilika Hysi— Gëzuar Festën e Pavarësisë!
Albina Deda— Të gëzojmë krenare këtë ditë të madhe shqiptare kudo që jetoni.
Është dita e dinjitetit kombëtar dhe e vlerave të një kombi që luftoi pa epur për liri e pavarësi. Është dita që përulemi me respekt e mirënjohje të larte për patriotet e mëdhenj të Veriut e mendjendriturit e Jugut dhe shqiptarët e paepur të Kosovës, trojeve shqiptare në Ballkan e Diasporën fisnike.
Respekt e përulje dhe për ato nëna që lindën e mëkuan me qumështin e kësaj toke të bekuar shqiptarët e vërtet dhe atdhedashës.
Liliana Elmazi–Bashkëkombas të mi, kudo jetoni e punoni, Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë të Flamurit dhe të Çlirimit të vendit!
R.Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

