Politikat sociale, Ilir Meta ngre shqetësimin: Familjet e reja nuk sigurojnë dot një strehë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në takimin e sotëm foli për politikat sociale të strehimit në Shqipëri, kryesisht në Tiranë. Ai tha se të rinjtë po largohen masivisht nga vendi dhe një nga arsyet e emigrimit është pikërisht papunësia. Po ashtu Meta theksoi se një familje e re sot nuk arrin të sigurojë një strehë për shkak të çmimeve të larta të apartamenteve.
“Papunësia është një nga arsyet më themelore të emigrimit masiv. Nuk mund të flasim për perspektivë të sigurt për një familje të re që nuk siguron dot një strehë. Kjo është një temë e madhe që kërkon ndërthurje të politikave vendore me ato kombëtare. Ka shumë nga ata që përpiqen t’ia dalin me sakrifica të mëdha. Duhet të paktën një pagë mujore mesatare për të përballuar koston e qirasë apo kredinë.
Kostoja e blerjes së një apartamenti është rritur ndjeshëm dhe janë rritur të gjitha kostot e jetesës në Tiranë për shkak të rritjes së çmimeve. Strehimi si me qira apo me blerje është shtrenjtuar ndjeshëm duke u bërë i papërballueshëm me ata me të ardhura të ulëta. Qeveria aktuale jo vetëm që nuk e ka zgjidhur problemin e strehimit por e ka rënduar atë gjithnjë e më shumë.
Nga viti 2016 deri në vitin 2022 mbi 7 mln metra katrorë leje ndërtimi janë dhënë në Tiranë. Kemi në Tiranë dhjetëra mijëra apartamente të pashitura. Po përdoret për pastrimin e parave të pista gjë që është vënë në dukje nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Ne e kemi para si qytetarë të pafajshëm nxirret nga shtëpitë e tyre me forcë dhe rrinë rrugëve në mes të dimrit”,-tha Meta.