Pollo: Asnjë solidarizim nga Qeveria për rrahjen e gazetarit

Deputeti demokrat, njëherësh edhe kreu i komisionit parlamentar të media, Genc Pollo ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarit sportiv Eduard Ilnica.

Sipas Pollos, është ngjarje e rëndë dhunimi i një gazetari vetëm për faktin se ka bërë punën, ndërsa ka kritikuar Qeverinë se nuk ka dënuar këtë rast.

Gazetari Ilnica u dhunua nga Presidenti i klubit të futbollit ‘Kastrioti’, pasi gazetari kishte dënuar dhunën në futboll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Medias, Genc Pollo

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium.Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?