Pollo: Nuk e vendosin SHBA-të kryetarin e PD-së, detyra jonë është që të bëjmë opozitën

Ish-ministri Genc Pollo, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, e cilësoi apelimin e vendimit të Gjykatës për ndryshimet e statutit të PD-së, si shërbimin e fundit të Enkelejd Alibeajt për Ramën.

“Ata që pengojnë pajtimin, janë ata që mohojnë realitetin, janë ata që paturpësisht apeluan vendimin e gjykatës për ndryshimet e statutit. Partia nuk është me vulën e Lulit dhe Gazit, partia është me Kuvendin që nuk e zë stadiumi. Kjo është PD në kuptimin e njerëzve. Të apelosh që vonosh dorëzimin final të procesit, duke shpresuar të çojnë PD të përçarë në zgjedhjet e ardhshme është shërbimi i fundit për Edi Ramën”.

Nga ana tjetër, Pollo thekson se Berisha do të kandidojë për kryetar partie dhe se SHBA-ja pavarësisht shpalljes së tij si “non-grata”, nuk mund t’i mohojë të drejtën e votës së demokratëve.

“Koha do të tregojë se kush ka të drejtë. Se ke zgjedh PD-ja, anëtarët e saj është e drejta e tyre ta vendosin me votë. E gjykojnë vetë se çfarë është më e mira e tyre”,-tha Pollo.

SHKARKO APP