Pollo, Ramës: Ndërprit sa më parë mohimin e ekzistencës së 15 kushteve
Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Evropian për të miratuar rezolutën që përkrah integrimin e antarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ish-deputeti thekson se “përmbushja e 15 kushteve është kyç për restaurimin e normalitetit demokratik e kushtetues në vendin tonë”. Ai po ashtu i ka bërë apel kryeministrit të heq dorë sa më parë nga mohimi i ekzistencës së kushteve dhe të jap kontributin e tij në përmbushjen e tyre.
“Parlamenti Europian miratoi sot një rezolutë që përkrah integrimin e antarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor. Aty shprehet mbështetja për çeljen e negociatave me Shqipërinë por pëmenden edhe 15 kushtet e caktuara qeverisë Rama nga Bashkimi Europian në mars të këtij viti. Propozimi i theksimit të këtyre 15 kushteve erdhi nga grupi parlamentar kryesor që është ai i Partisë Popullore Europiane dhe u përkrah nga grupe të tjera e shumë deputetë të veçantë, të majtë e të djathtë, me një shumicë solide (56%) në plenare. Unë duhet të falenderoj si shumicën pro 15 kushteve ashtu edhe të gjithë eurodeputetët që votuan prorezolutës në tërësi. Mendoj se ka një konsensus në opinionin publik shqiptar se përmbushja e 15 kushteve është kyç për restaurimin e normalitetit demokratik e kushtetues në vendin tonë. Pra lipset mirënjohje për miqtë europianë që na ndihmojnë me dashamirësi. Më e pakta që mund të bëjmë është që të apelojmë njëzëri që zoti Rama të ndërpresë një orë e më parë mohimin e ekzistencës së këtyre kushteve, të pranojë me gojën plot ekzistencen e tyre dhe të tregojë në se është në gjendje të japë kontribut për përmbushjen e tyre. Këtë pres të degjoj prej tij pavarësisht nga dyshimet e mija nëse don e nëse mundet. GP”, shkruan Pollo.
KOHA JONË SONDAZH

