Popullariteti/ Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi
Barometri ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për kandidatin e PS për kryeqytetin, Erion Veliaj. 22% e qytetarëve kanë mendim shumë pozitiv për Veliajn, 32.6% kanë mendim pozitiv, 18,2% janë shprehur se kanë mendim negativ dhe 23.5% kanë mendim shumë negativ.
Kur e shohim si ka ndryshuar mendimi pozitiv për Veliajn nga shkurti, kur ishte 60.1% ka shkuar 62.8% në mars, ndërsa në prill ka pasur një zbritje duke shkuar 54.6%.
Ndërsa për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për kryeqytetin, Belind Këlliçin 18.1% e qytetarëve kanë mendim shumë pozitiv, 29.2% kanë mendim pozitiv, ndërkohë që 26.6% e qytetarëve kanë mendim negativë dhe 12.9% kanë mendim shumë negativ.
Mendimi shumë pozitivë për Këlliçin në 3 muajt e fundit ka pësuar një rritje, nga 12.2% që ishte në shkurt në 10.8% në mars, dhe ka shkuar në 18.1% në prill.

KOHA JONË SONDAZH

