Porosia e Bill Clinton për Kurtin, kryeministri Edi Rama: Meqë s’më takoi, ta dëgjojë nga televizori

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar bisedën e Bill Clinton dhe porosinë e këtij të fundit për Albin Kurtin. Në porosinë që Clinton i ka lënë Ramës, ai bëri një paralelizëm mes marrëveshjes ku qeveria e tij kishte hartuar për Izrealin dhe Palestinën me planin franko-gjerman që është propozuar për Kosovën.

Clinton i ka thënë Ramës se kur mbaroi mandatin, Jaser Arafat i ka thënë se kurrë nuk ka marrë në tavolinë një marrëveshje më të mirë se ajo e propozuar nga SHBA-ja.

Me këtë ai la nënkuptuar se Kosova ka një mundësi të artë për ta njohur atë de facto nga Serbia, por po i ikën diskutimit.

SHKARKO APP