“Porosia e gjyshes”, Edi Rama: Më tha, një burrë mund të jetë brutal, por…

Kryeministri Edi Rama nuk flet më për Europën si destinacion brenda Shqipërisë. Tashmë ai flet për të rinjtë e këtij vendi që e ndjejnë se nuk kanë të ardhme, që e shohin BE-në si yllin polar.

Gjatë një darke me një gazetar të Financial Times, ai pyetet nëse ndjehet i vetmuar, pasi BE nuk po vendos disa afate për pranimin e Shqipërisë.

“E kam kaluar pjesën e parë të jetës sime aq të vetmuar nën Enver Hoxhën, sa nuk mund të ndjehesha vetëm. Kam ndaluar dhe nuk i them më djalit histori nga ajo kohë, për shkak se më sheh sikur jam i çmendur. Njerëzit në vitet ’70 burgoseshin sepse kishin libra me Pikason”, thotë Rama.

Në fund të darkës, ndërsa përgatitet për të dalë, duke lidhur kravatën me ngjyrë të kuqe, Rama u tregon një histori të rrëfyer nga gjyshja, “edhe ajo katolike si Rama”.

“Ajo më tha: një ditë do bëhesh burrë. Dhe një burrë mund të jetë brutal. Një burrë mund të gënjejë. Një burrë mund të marrë vendime të gabuara. Por një burrë nuk mund t’ia lejojë vetes të jetë i mërzitshëm”.

“Edi Rama duket se e ka dëgjuar këtë këshillë,” mbyll shkrimin gazetari i FT, Tony Barber.

 

SHKARKO APP