Porositë e Bashës për krerët e degëve të PD-së, flet prerë: Mbajini strukturat e karikuara

Pas 25 prillit dhe rezultatit, kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka dalë ende në një deklaratë finale. Sot, nga mbledhja që Basha zhvilloi me krerët e degëve të Partisë Demokratike në selinë blu, mësohet se është diskutuar mosnjohja e zgjedhjeve të 25 prillit, ku mori 59 mandate dhe evidentimi i problematikave të hasura gjatë procesit zgjedhor.

Basha u ka kërkuar krerëve të degëve të PD-së që t’i mbajnë strukturat e karikuara dhe të fokusohen në gjetjen e problematikave që janë hasur gjatë rocesit të zgjedhjeve.

“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit dhe gjithçka do të kalojë në rrugë ligjore. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, ka deklaruar Basha.

SHKARKO APP