Porti i Durrësit, Berisha: Afera shkon minimumi 5 miliardë euro. Më e madhe se e inceneratorëve

Në një takim me sipërmarrës në selinë blu, kryetari demokrat Sali Berisha e quajti një aferë projektin për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit. Për kjo aferë është 10 herë më e madhe se ajo e inceneratorëve.

“Ne jemi para evenimenteve të mëdha në një situatë kritike. Jemi në përballje me këtë regjim, që siç e shihni ka si rezultante largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, vjedhjes dhe varfërimit të tyre.

Kjo qeveri ka shndërruar administratën e vet në një shtrat të nxehtë për hajdutët. Kualifikon hajdutë. Po si ndodh kjo? Po sigurisht se kur kryeministri vendos me firmë të vjedhë 420 mln euro për djegësa që nuk ekzistojnë kund, ajo vazhdon me radhë, se e di që nuk ka kush çfarë i bën.

Kjo aferë e Durrësit shkon minimumi 5 miliardë Euro, trualli mbi 1 mln metra katror, ndërtimet mbi të, Dubai, parajsa e Edi Ramës”, tha Berisha.

SHKARKO APP