Porti i Vlorës, shkarkohet drejtori Çeloaliaj. Emërohet Edmond Leka
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Portit të Vlorës Xhevahir Çeloaliaj. Vendimi është marrë nga bordi drejtues i Portit sh.a Vlorë.
Vendimi është marrë pas ankesave të bëra në manaxhimin e trafikut detar të udhëtarëve pas ankesave të regjistruara nga agjencitë e trageteve.
Bordi drejtues ka vendosur shkarkimin e Celoaliaj dhe tashmë drejtoria e portit do të ketë titullar Edmond Lekën, i cili drejtonte ISSH-në, Vlorë.
Celoaliaj është kryetar i PS-së, rrethi Vlorë, ndërsa Leka është kryetar i PS-së, bashkia Vlorë.