Post me rëndësi për ish-deputetin e PD, Rama tregon të vërtetën për Mark Markun
Kryeministri Edi Rama e quan të rremë lajmin se ish-deputeti i PD, Mark Marku do të marrë një post me rëndësi nga ana e qeverisë. Sipas kreut të qeverisë, të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët.
”LAJM I RREMË. Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona”,-shkruan Rama.
Ligji për të drejtën e informimit ka mungesë të theksuar zbatimi nga institucionet shtetërore, pavarësisht se ai e përcakton qartë transparencën që institucionet duhet të kenë ndaj qytetarëve dhe medias. Nisur nga kjo situatë, duket se kryeministri Edi Rama do të ndërmarrë një reformë. Në media u shkruajt se këtë reformë kreu i qeverisë do t’ia besojë pedagogut të Gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Mark Markut.
LAJM I RREMË🤮
Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej… pic.twitter.com/4TzDaYX2Dl
— Edi Rama (@ediramaal) October 8, 2024