Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, Rama e ironizon: Parfum për zorrën qorre
Kryeministri, Edi Rama, komentoi sot pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste posterin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i cili ka sjellë reagime të shumta në rrjet.
Në poster shihet kandidati i koalicionit “BF” i cili ka ngritur dy gishtat e mesit lart, si shenjë revolte e Këlliçit ndaj toneve raciste ndaj tij në rrjetet sociale.
Në lidhje me këtë Rama tha se njerëz si Këlliçi janë vënë në dispozicion të dyshes Bërisha-Meta dhe se funksionojnë sipas interesave të dyshes, të cilën Rama e cilëson me ironi si “zorrë qorre” që shkakton vetëm probleme në shoqërinë shqiptare.
“Ngatërrojë gishtat e mesit me nuk e di se çfarë. Këta njerëz janë vënë në dispozicion si parfum për zorrën qorre, si kukulla për zorrën qorre. Një zorrë qorre që përfaqëson një alternativë të kalbur, i shkakton trupit të Shqipërisë shqetësime”, tha Rama.