PPE nuk fton PD-në në Kongres/ Rithemelimi: Trillime pa bazë, PPE ka qëndrim neutral
”Sherri” në selinë blu po lë pasoja, pasi Partisë Demokratike i hiqet e drejta për të votuar në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që do të mbahet në Roterdam. Komisioni i Rithemelimit, thotë se janë trillime pa bazë, pasi sipas tyre PPE ka një qëndrim neutral.
Në fund të marsit, PPE-ja vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacionin zyrtar të PD-së, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.
Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së:
1-Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE -së
2-Belind Këllici, delegat nga forumi rinor EDS
3-Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës