PPE pranon kërkesën e Berishës, një mision faktmbledhës do të vijë në Tiranë për zgjedhjet e 11 Majit

Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në agjendën e saj për misione verifikimi.

Vendimi erdhi pas kërkesës nga Sali Berisha, i cili kërkoi ndihmën e PPE-së dhe partive simotra gjatë fjalës së tij në asamblenë politike të PPE në Bruksel për të dërguar një mision faktmbledhës në vendin tonë.

Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, deklaroi: ”Vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë. Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona që të bëjmë një mision në Shqipëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?