“PPP-të një bombë me sahat për vendin”, Basha: Shqipëria e para në botë për koncesione, kanë kosto që rriten pa kontroll
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në “Instagram” shkruan se Rama ka dështuar më shumë se 100 herë në tetë vjet qeverisje.
Basha thekson se PPP-të janë një bombë me sahat për vendin, duke shtuar se koncesionet nuk raportohen si borxh, por se kanë kosto pa kontroll.
“Si renditet Shqipëria në përdorimin e PPP-ve, krahasuar me vendet e Europës?
Përgjigja është se vendi ynë renditet e para në Europë. Kjo sepse PPP-të janë një bombë me sahat për vendin. Nuk raportohen si borxh, kanë kosto të fryra, që rriten pa kontroll, të pabazuara në studime dhe u jepen kompanive, që janë të lidhura me qeverinë”, shkruan Basha.