PR për Kosovën: Palët të dialogojnë,Tirana të mos rrijë indiferente

 

Partia Republikane i ben thirrje palëve politike ne Kosovë ti rikthehen sa me parë dialogut politik dhe institucional si e vetmja zgjidhje e krizës.

Përmes një komunikate për mediat, Partia Republikane thekson se po ndjek me shqetësim zhvillimet politike ne Kosovë, rëndimin e situatës në marëdhëniet mes pozitës dhe opozitës, në parlament dhe jashtë tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Republikane vlerëson se kjo gjendje e perceptuar në konflikte nuk është e dobishme dhe nuk sjell asnjë zgjidhje për qytetarët e Kosovës që shohin se kjo krizë mund të cënojë përditshmërinë e jetës dhe pronës së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Forca jonë politike kërkon që Tirana zyrtare të mos jetë indiferente, por kontribuese në përmirësimin e situatës politike në Kosovë” thekson PR.

“Ne vlerësojmë qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, se tejkalimi i kesaj situate gjendet përmes dialogut në kuadër të institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike”përfundon deklarata e PR.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?