PR: Rama u ofron shqiptarëve standarde kriminale dhe korrupsioni

Partia Republikane e cilëson kandidimin e Agim Kajmakut në Vorë nga PS, si një tjetër rast të inkriminimit të qeverisë “Rama”. “Edi Rama jo vetëm shkatërroj shtetin dhe kushtetutën, shkatërroj procesin zgjedhor, por tregon çdo ditë e më tepër se Partia e Rilindjes nuk është Partia e socialistëve të ndershëm, por e njerëzve kontingjent të krimit dhe Krimineleve. Rama nuk u ofron shqiptarëve standarde Europian, por standarde kriminale dhe korrupsioni”,- thuhet në reagimin e PR-së.

Në deklaratën e PD thuhet se Edi Rama ka qenë në dieni të dënimit të Kajmakut. “Rama dhe të besuarit e tij kanë qenë në dijeni të plotë që kandidati i Vorës Agis Kajmaku ka çështje penale në Greqi. Heshtja e tij mbasi opozita ka bërë publike fakte dhe të dhëna zyrtare nga Greqia është po kaq kriminale, për më tepër përpjekjet që po bëhen për të mashtruar publikun. Edi Rama dhunoj kushtetutën në 30 Qershor, përdhunoj KQZ duke e kthyer në vegël politike, shkatërroj paanësinë e çdo institucioni të administrimit të zgjedhjeve dhe zëvendësoj njerëzit politik të PS me përfaqësues të krimit”,- thuhet në reagimin e Partisë Republikane. PR thekson se Edi Rama këto vite ka instaluar kulturën e antishtetit. “Këto vite të qeverisjes së Ramës kanë provuar shkatërrimin e shtetit dhe shoqërisë, në mënyrë të qëllimshme ai ka bërë çdo gjë të mundeshe për zëvendësimin e shtetit me antishtetin, të ligjit me krimin, të drejtës me të padrejtën, të moralshmen me të pamoralshmen. E ka futur Shqipërinë në proces vetshkaterrimi në mënyrë të qëllimshme, sjellja dhe shteti i tij janë shëmbëlltyra komunisto-naziste”, – deklaron Partia Republikane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?