PR: Të gatshëm të bashkëpunojmë me PD-në për zgjedhjet lokale

­ Nënkryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi ka shprehur sot gatishmërinë e forcës politike që përfaqëson për të bashkëpunuar me opozitën. Këto deklarata Madhi i bëri pas mbledhjes së forumit drejtues.

“Partia Republikane është e gatshme të bashkëpunojë me aleancën opozitare. Bashkimi me opozitën është jashtë çdo interesi. PR po tregon se i ka të gatshme të gjitha strukturat”, tha Madhi.

Më tej, ai shtoi se PR është e gatshme të përfshihet në diskutime me PD­në. “Kemi ofruar kandidatë që kanë shanse për të fituar. PR prej kohësh i ka kërkuar PD marrëveshje, por nuk ka asnjë reagim”, thotë ai. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?