Prado-resort në Livadh-Himarë, vend relaksi dhe shërbimi brilant

Nga Alban Bregu-

Disa herë është folur dhe shkruar në median shqiptare, por edhe nga vetë kryeministri se njerëzit e biznesit të turizmit duhet të jenë mbi të gjitha njerëz të kulturuar që jo vetëm fitojnë, por pikësëpari krijojnë relaks, magji dhe mbi të gjitha një shërbim përfekt ndaj pushuesve.

Turizmi në vendin tonë ka evoluar, janë bërë investime të shumta kudo, sidomos në Jug të Shqipërisë. Ka resorte dhe komplese turistike, sikurse po projektohen edhe disa hotele me pesë yje në Plazhin e Gjeneralit, pa harruar se drejt zonës së Bregut, nga Vlora deri në Ksamil, janë disa projekte fantastike.

Ndërkohë në kuadrin e reportazheve dhe investigimeve në fushën e turizmit media KOHA JONE ka një numër shkrimesh që po përgatit që t’ja jap lexuesit.

Këtë herë kemi fokus një vend fantastik nga natyra, por mbi të gjitha se si një investitor ka bashkuar natyrën e bukur në Livadh të Himarës me një resort PRADO, buzë detit e ku mrekullia e natyrës shkrihet me fantazinë e tij dhe arkitektit që e ka projektuar PRADO.

Por, siç thamë, ka plot investime në bregdet. E veçanta në PRADO janë jo vetëm kushtet e mrekullueshme ndaj pushuesve që akomodohen në këtë resort, por është diçka tjetër; aty të shërbejnë me një kulturë mahnitëse e ku pushuesit ndjehen me shumë se në shtëpinë e tyre. Pra, përveç cilësisë dhe shumëllojshmërisë, në PRADO ndjehesh i relaksuar dhe i vlerësuar në shërbim.

Aty pashë se si vetë pronari rrinte në këmbë për të parë si shërbëhet.

Ndaj që turizmi të ecë dhe të thithë sa me shumë turistë në Shqipëri ka nevojë si në PRADO Luxury Hotel.

Aty kishte turistë shqiptarë dhe plot të huaj. Ndaj ia vlen të themi se mbetet një investim brilant në artitekturë, por më brilant edhe në shërbim e kushte pushimi.

Në foto: Pamje nga PRADO resort

SHKARKO APP