Prag-fushata/ Rama kujtohet për votën e Diasporës: Më vjen keq që keni vënë në dyshim vullnetin tonë

Kryeministri Edi Rama në një takim online me Këshillin koordinues të Diasporës u shpreh se për votën e Diasporës nuk mungon vullneti.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi: “Kontakti i drejtpërdrejtë me kryeministrinë nuk ka munguar dhe nga ana tjetër më vjen keq që keni vënë në dyshim vullnetin tonë”.

Gjithashtu kryeministri gjatë fjalës së tij u shpreh se ky është një angazhim i programuar dhe se në funksion të tij është punuar paralelisht me procesin politik.

“Një sqarim për procesin e deritanishëm në rrethanat aktuale në një kontekst më të gjerë. Për këtë arsye janë ftuar edhe disa prej ministrave të cilët janë të përfshirë në këtë proces dhe ndërkohë duhet të them paraprakisht se së pari ky është një angazhim i programuar dhe publik i marrë prej nesh.

Së dytë kemi punuar në funksion të këtij angazhimi paralelisht me procesin politik. Është një proces i vonuar për Reformën Zgjedhore, së treti për të nënvizuar që nuk na ka munguar dhe as na mungon vullneti politik për të analizuar këtë objektiv si i një rëndësie të veçantë që lidhen me mjedisin dhe me kornizën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

E kam ndjekur përpjekjet tuaja dhe diskutimet gjithashtu. Kontakti i drejtpërdrejtë me kryeministrinë nuk ka munguar dhe nga ana tjetër më vjen keq që keni vënë në dyshim vullnetin tonë. Për më tutje mendoj që të marrin fjalët të tjerët dhe nëse dëshironi të flisni paraprakisht është ok për mua”, tha Rama.

SHKARKO APP