Prag Krishtlindjesh, qytetarët shijojnë koncertet në sheshe! Shkodra destinacion surprizë
Atmosfera festive po ndihet kudo, ku në prag të Krishtlindjeve sheshet e qyteteve janë shndërruar në sofër mikpritëse për vendas e të huaj, ndërsa çdo mbërmje organizohen koncerte dhe evente të tjera kulturore.
Korça mbetet destinacioni më i preferuar për festat e fundivitit në Shqipëri. Për ekspertët e turizmit surprizë këtë vit vjen Shkodra dhe Thethi ku janë bërë shumë rezervime për Krishtlindje e Vitin e Ri.
Festime të ndryshme dhe aktivitete mbledhin turistë të shumtë në Shkodër, të cilët mbrëmjet zgjedhin t’i kalojnë mes atmosferës festive.
Në prag të Krishtlindjeve, Shkodra sjell një atmosferë të veçantë, me shumë turistë e vizitorë në sheshin kryesor. Mbrëmë u zhvillua koncerti festiv i Krishtlindjes, pothuajse çdo natë organizohen koncerte me këngëtarë të njohur.