Pranë me Rusinë, por është vendi më i lumtur në botë
Paçka se është një prej shteteve që është shqetësuar më shumë nga pushtimi rus i Ukrainës, Finlanda kryeson renditjen e shteteve më të lumtura të planetit.
Në klasifikimin ku përfshihen 150 shtete, Finlanda vijon për të katërtin vit rresht duke qenë në vendin e parë në Botë.
Pak ditë pas nisjes së pushtimit, Rusia paralajmëroi vendin fqinj, Finlandën, por edhe Suedinë, se praktikisht i priste i njëjti fat si Ukraina nëse vendosnin të aplikonin për t’u bërë pjesë e NATO-s.