”Pranga në duart e opozitës”, Gjekmarkaj: Ditë e zezë, PD nuk dorëzohet përballë këtij vendimi absurd

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj e quan një ditë të zezë për demokracinë këtë të enjte, pas vendimit të Apelit për Ervin Salianjin. ”Demokratët dhe qytetarët e këtij vendi duhet ta ndalin zhbërjen, ndalimin, asgjësimin e opozitës! Pas politikanëve të opozitës prangat tunden për ta. Duhet të bashkohemi fuqishëm, të ngrihemi fuqishëm, ti shtrijmë dorën njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikaturës”,-shkruan Gjekmarkaj.

Postimi i Gjekmarkajt

Pranga në duart e Opozitës. Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dënimi, vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit. Kjo është një ditë e zezë per drejtësinë për demokracinë! PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd.

Swiss Digital Mobile Reklama

Demokratët dhe qytetarët e këtij vendi duhet ta ndalin zhbërjen, ndalimin, asgjësimin e opozitës! Pas politikanëve të opozitës prangat tunden për ta. Duhet të bashkohemi fuqishëm, të ngrihemi fuqishëm, ti shtrijmë dorën njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikaturës!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?