Pranvera amerikane e drejtësisë (VIDEO)
Optimizmi i Ambasadorit amerikan për përfundimin në pranverë të punës për hartimin e reformës në drejtësi është zbehur me zhvillimet e fundit që e kthyen proçesin e diskutimeve pas rekomandimeve të Venecias në pikën zero.
Që prej gati tre javësh nga mbërritja e këtyre rekomandimeve ka patur disa luhatje të forta në punën e ekspertëve dhe opozita u tërhoq me argumentin se në grupin e punës se ekspertëve ishte hedhur për diskutim një draft që ska lidhje me rekomandimet e Venecias dhe se sistemi po synohet të kapet politikisht.
Në këto kushte thirrjet për një marrëveshje politike u bënë të forta dhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve e zgjidhi tani për tani ngërçin, por e ardhmja e bisedimeve për reformën në drejtësi do të jetë dukshëm e vështirë.
Gjithshka rreth ecurisë së këtij proçesi në “Insight” nga Mimoza Picari.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=rFxtyMBEDFA” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

