Prapë Bushati, Ministri i Jashtëm fshehu ftesën për Kryetarin e Kuvendit

Një artikull i botuar në webin amerikan “Eurasiareview”, pretendon se prej 2 vjet e gjysmë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka nisur një fushatë lobimi në kancelaritë e huaja kundër Kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Artikulli është shkruar nga shqiptaro-amerikani Peter Tase.

Sipas autorit, megjithëse Shqipëria ka probleme të rënda më uljen e varfërisë, kryediplomati shqiptar shpenzon kohë dhe taksa për të dëmtuar imazhin e Kreut të Kuvendit. “Ministri i jashtëm shqiptar Bushati Ditmir vazhdon prej dy vjet e gjysmë fushatën e tij ndërkombëtare, e cila është hapur kundër rritjes së imazhit pozitiv politik që Ilir Meta ka fituar ndërkombëtarisht, si kryetari aktual i Parlamentit të Shqipërisë”,- thuhet në artikullin e botuar në anglisht.

Në artikull përmend një rast ku sipas autorit Tase, Ministri Bushati ka fshehur një ftesë për kreun e Kuvendit nga Presidenti i Senatit të Argjentinës. Tase shkruan se në takimin me Ministrin e Jashtëm të Argjentinës, Bushati në vend që të fliste për zhvillimet mes dy vendeve ka folur kundër Ilir Metës. Sipas autorit, ky sulm ndaj Metës bëhet me porosi të Kryeministrit Edi Rama.

“Më 5 nëntor 2015, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi takime zyrtare me Mauro Vieira, ministri brazilian i Punëve të Jashtme dhe me Presidentin e Dhomës së Deputetëve Cosentino Eduardo da Cunha…. Në takimin e tij me z Da Cunha, Ditmir Bushati – në vend të diskutonte pikat e rendit të ditës të përcaktuara nga paraardhësi i tij, ai vazhdoi diskursin e tij duke u përqendruar në prishjen e imazhit ndërkombëtar të Z. Meta, i urdhëruar nga shefi i tij në Tiranë”, shkruan Tase.

Më tej ai shton se “sipas burimeve të besueshme nga Buenos Aires, z Bushati, më 3 nëntor 2015, kishte refuzuar ftesën e lëshuar nga z Amado Boudou (Kryetar i Senatit argjentinas). Kjo ftesë i ishte drejtuar z Ilir Meta, si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë për të vizituar Argjentinën në fillim të vitit 2016”.

Dy javë më parë, Tase shkroi në të njëjtin websajt një artikull ku pretendonte se Bushati ka lobuar kundër Metës edhe gjatë vizitës në SHBA. “Gjatë takimeve me kongresmenët Eliot Engel dhe Ed Royce, me zyrtarët e Departamentit të Shtetit, përfshi ambasadoren Victoria Nuland, Bushati u fokusua në rritjen e popullaritetit për Ramën dhe kërcënimin e reputacionit ndërkombëtar të zotit Meta. Fokusi kryesor i administratës së Ramës janë bërë shpifjet dhe denigrimi i lidershipit të mirëmaturuar të Ilir Metës dhe partisë së tij. Në fakt, Meta po shfaqet si një lider i vërtetë i socialistëve shqiptarë dhe një avokat autentik i klasës së mesme dhe një mbështetës i lehtësimit të taksave për biznesin e vogël”,- thuhet në artikullin e publikuar nga Tase dy javë më parë.

Si ka mundesi që kryediplomati shqiptar harxhon pjesën me të madhe të kohes duke folur kundër kreut të Parlamentit, ndërkohë që me votat e LSI ai është në qeverisjes? Si mundet që zoti Busahti të mos kuptojë se çdo fjalë, kudo që e thotë, vjen prapë tek zyra e Metë dhe e kreut të Shtetit?

SHKARKO APP