Preç Zogaj: Bashkimi hapi i parë, por PD duhet të shkojë përtej vetes. Të rrisë numrin e mbështetësve

Analisti Preç Zogaj, ka dhënë qëndrimin e tij për tryezën që bashkoi ditën e martë Gazment Bardhin me ish-kryeministrin Sali Berisha. Për të partitë duhet të kenë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Gjithashtu ai u shpreh se opozita duhet të rritet në elektorat, duke shtuar se deputetët janë të partisë.

“Institucioni bazë në politikë është partia, nuk janë deputetët, nuk e marrin deputetët partinë, ky është një keqkuptim. Janë të lirë të ikin të shkojnë në parti tjetër, të krijojnë një grup tjetër, por nuk e marrin partinë se ajo është institucioni. 

Konfigurimi i deputetëve nuk është tërheqje litari. Të gjithë besoj se bëjnë opozitë, dhe kjo që ndodh në opozitë është fotografia e ambicieve të larmishme, por të gjithë bëjnë opozitë. Në kushtet e krijuara, opozita duhet të institucionalizojë, atë që unë e quaj opozita plurale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të rritet në elektorat me zgjedhësit sepse deputetët aty janë. Deputetët duhet të jenë të qartë se me cilin grup janë. Nëse krijohen kushtet për bashkimin e fraksioneve të krijuara, kjo është ngjarja për opozitën. PD nuk i mjafton vetëm bashkimi, por duhet të shkojë përtej vetes duhet të rrisë numrin e mbështetësve, por bashkimi është hapi i parë”,- tha ndër të tjera Preç Zogaj në ”News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?