Prefekti i Kukësit rrëzon Këshillin: Veton Surroi mbetet “Qytetar Nderi” i Kukësit

Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana ka refuzuar heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin. Pasditen e 27 nëntorit, Këshilli i Qarkut Kukës vendosi që t’i hiqte titullin “Nder i Qarkut” publicistit të njohur të Kosovës, Veton Surroi.

”Ligji për vetëqeverisjen nuk e parashikon dhe nuk i jep tagër Këshillit të Qarkut për heqjen e titujve vendorë të nderit.Për këtë vendosa të mos konfirmoj vendimin e Këshillit të Qarkut për heqjen e titullit “Nderi i qarkut Kukës” zotit Veton Surroi. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”,-tha Kuçana.

Sipas këshillit vendimi u mor, pasi Surroi ka sulmuar luftën e drejtë të UÇK-së. Ky vendim solli reagime të shumta nga palët politike, por jo vetëm.

Kryeministri Edi Rama ishte i pari që reagoi dhe këtë vendim e quajti lajthitje kolektive dhe i kërkoi Prefektit të Qarkut Kukës të mos e firmosë një vendim të tillë.

SHKARKO APP