Prefektja thërret mbledhje të Emergjencave Civile, zgjerohet harta e përmbytjeve në Shkodër
Situata e krijuar në Shkodër nga moti i përkeqësuar dhe përmbytjet në këtë qark kanë detyruar prefekten Majlinda Angoni që të thërrasë një mbledhje të Emergjencave Civile.
E pranishme në këtë mbledhje ka qenë edhe ministrja Elisa Spiropali, e cila bëri të qartë për të gjithë drejtuesit e 5 bashkive në qarkun e Shkodrës, që qeveria është gati ka marrë të gjitha masat për përballimin e kësaj situate.
I pranishëm në këtë takim, kreu i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, Haki Çako, ka kërkuar që pikërisht këto bashki të cilat kanë probleme të aplikojnë për fondet e emergjencës në Ministrinë e Financave.