Prej vitesh kryetar i PS në Berat/Çela: Çlirim Brisku i bashkohet LSI-së, socialistët janë keqtrajtuar nga Rilindja

Drejtuesi politik i LSI-së në Berat, Ardit Çela ka bërë me dije se pjesë e LSI-së në këtë qark është bërë edhe Çlirim Brisku, i cili ka qenë prej vitesh kryetar i PS-së në degën e këtij qyteti.

”Brisku do të koordinojë fushatën e ekipit tonë fitues në qytetin e Beratit. Së Bashku me Çimin do të vazhdojmë edhe me më shumë intesitet komunikimin me socialistët e Beratit, të cilët sot ndjehen të papërfaqësuar nga Rilindja”,-shkruan Çela në facebook.

Nga ana tjetër, ai thekson edhe se socialistët e Beratit janë keqtrajtuar, janë varfëruar nga Rilindja. ”Rilindja i përzuri fëmijët e socialistëve dhe gjithë shqiptarëve në emigracion dhe i ktheu ata në azilantë rrugëve të Europës”.

Postimi i plotë

I lumtur që ekipit tonë të LSI në Berat i bashkohet edhe Çlirim Brisku, i cili ka qënë prej vitesh kryetar i PS në Berat. Një socialist i ndershëm e me vlera. Një profesionist me përvojë të vyer politike dhe administrative.

Brisku do të koordinojë fushatën e ekipit tonë fitues në qytetin e Beratit. Së Bashku me Çimin do të vazhdojmë edhe me më shumë intesitet komunikimin me socialistët e Beratit, të cilët sot ndjehen të papërfaqësuar nga rilindja.

Socialistët e Beratit janë keqtrajtuar, janë varfëruar nga rilindja dhe qeverisja e saj. Rilindja i përzuri fëmijët e socialistëve dhe gjithë shqiptarëve në emigracion dhe i ktheu ata në azilantë rrugëve të Europës.

Në 25 prill, zgjedhja është e qartë, referendum popullor për të larguar rilindjen dhe për të votuar ekipin dhe programin e LSI. Të sigurt drejt 3 mandateve në Berat dhe fitores në të gjithë Shqipërinë.

SHKARKO APP