Premtim real apo për 25 prillin? Rama: Gati për vaksinimin masiv të popullsisë

Në konferencën e përjavshme me temë ”Ekonomia në fokus”, kryeministri Edi Rama bëri me dije se vaksinimi i popullsisë ndaj Covid-19 do të nisë shumë shpejt, por nuk dha shumë detaje. Mirëpo dyshimet janë të shumta, nëse është vërtet një premtim real, apo një vaksinë një votë për 25 prillin.

”Izraeli dhe Britania po shohin daljen nga tuneli. Kanë arritur më shumë se gjysmën e popullsisë të vaksinojnë në Izrael. Është një armë e pazëvendësueshme vaksinimi për çlirimin e vendit për ta kthyer në një vend pa Covid-19. Është frymëzuese tek ato vende. Izraeli po shkon drejt hapjes. E pagoi trefishtë vaksinën në procesin e shpikjes së vaksinës pa u aprovuar. Edhe Britania e Madhe që është vendi edhe ku lindi njëra nga vaksinat dhe pati avantazh të vaksinimit intensiv. Ka të gjitha dozat për të mbyllur vaksinim. Dje kryeministri lajmëroi hapjen e stadiumeve në prill me 10 mijë persona. Dhe të plotë në qershor. Është momenti i triumfit dhe do të ndodh. Jam me mish e me shpirt i angazhuar dhe që sa më shpejtë të disponojmë sasi vaksinash që të hyjmë në procesin për tu çliruar nga ky makth. Ashtu siç bëmë kontratën me Pfizer, ashtu si arritëm të fusim në proces dhe të përmbyllim vaksinimin të bluzave të bardha në javën e dytë të marsit. Do fillojmë vaksinim masiv jemi shumë afër por nuk jap shumë detaje. Mezi po pres ta them fjalën e fundit”,-tha Rama.

SHKARKO APP