”Premtimet e pambajtura të Peleshit për Korçën”, Braimllari: Më 25 prill refuzojeni këtë politikë mashtruese
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëherësh edhe drejtuesi politik në Korçë, Endrit Braimllari hedh akuza për Niko Peleshi, i cili sipas tij, vazhdon dhe mashtron qytetarët e Korçës. Nga ana tjetër, Braimllari ka listuar premtimet që ai i quan premtimet boshe të Peleshit në 8 vite.
Postimi i plotë
Niko Peleshi vazhdon dhe mashtron qytetarët e Korçës. Ja premtimet e tij boshe në këto 8 vite. 1000 vendet e punës që u premtoi qytetarëve korçarë në 2017 me hapjen e kompanisë gjermane për bërjen e kabllove për makina.
Premtimin e tij si Ministër Bujqësie për krijimin e infrastrukturës për zhvillimin e agroturzmit me programin “100 Fshatrat” etj. Të gjitha kanë rezultuar gënjeshtra e mashtrime.
Rruga Qukës-Qafë Plloçë
Rruga Korçë-Ersekë
Ndërtimi i aeroportit të Korçës
Ndërtimi i një resorti dimëror me vlerë 30 milion euro.
Të gjitha mashtrime të Peleshit.
Sot kemi më shumë të rinj e të reja Korçarë të larguar nga vendi sepse u zhgënjyen dhe nuk besojnë më tek premtimet e Nikos të realizuara në 3D, ku më shumë ka fjalë e propagandë. Ndaj me 25 Prill refuzojeni këtë politikë mashtruese dhe me 25 Prill Korça do të jetë e të rinjve që e duan vendin dhe duan t’a ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre.