Premtimi i Ilir Metës: Do shumëfishojmë fondet e strehimit social në Tiranë
“Fondi i strehimit social i Bashkisë së Tiranës është vetëm 0.7 milionë euro ose sa 10 apartamente në periferi të kryeqytetit.
Në 6 vitet e fundit, 7.1 milionë metër katrorë janë ndërtuar në Tiranë, por bashkia nuk ka bërë asgjë për çështjen e strehimit social.
Sepse prioriteti i tyre ka qenë pastrimi i parave dhe jo strehimi social.
Ne do ta shumëfishojmë këtë fond për t’i dhënë zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët. Bashkë Fitojmë!“, shkruan kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale.