Premtimi i parë për 2023, Rama: Tre stadiume të reja do të ndërtohen në Durrës, Vlorë dhe Korçë
Një nga premtimet e qeverisë “Rama 3” për vitin 2023, është që tre stadiume të reja do të ndërtohen në Durrës, Vlorë dhe Korçë.
Rama bëri me dije se nga mbledhja maratonë e kabinetit qeveritar te “Vila 31” në zonën e ish-Bllokut, se brenda pranverës do të zhvillohen konkurset për Durrësin, Vlorën dhe Korçën.
Sot është dita e dytë e diskutimit maratonë të kabinetit qeveritar për këtë fillimvit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar bën qeverinë shumë optimiste për 2023-shin.
Në fokus të diskutimeve sot mbeten projekte si Korridori Blu, Parku Fotovoltaik Karavasta, HEC Skavica, Tuneli i Llogarasë, Hekurudha Tiranë-Durrës, Aeroporti i Sarandës, Aeroporti i Vlorës dhe fluksi i turistëve.