Premtimi i Ramës në vitin 2013: Për ujin e pijshëm 24 orë dhe legalizimet do përgjigjem unë po nuk u bënë për 4 vite
Kryeministri Edi Rama premtoi sot se në mandatin e tretë do të bëhet e mundur furnizimi me 24 orë ujë në ditë.
Ndërkohë 8 vite me parë deklaroi se do të përgjigjej personalisht nëse furnizimi më ujë nuk do të bëhej i mundur që në mandatin e parë. Jo vetëm nuk dha llogari se përse nuk e bëri në mandatin e parë, por nuk e bëri as në mandatin e dytë dhe premton se do t’a bëjë në të tretin.