”Premton shumë më pak doza se vendet e tjera”/Basha: Rajoni ka nisur vaksinimin, Rama bleu këpucë në New York

Edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës nga kryeministri Edi Rama se arriti marrëveshjen me Pfizer për vaksinat anti-covid. Basha thotë se edhe kësaj here, Rama shet dështimet si suksese, dhe se Shqipëria është vendi që ka marrëveshjen me më pak doza vaksine se vendet e tjera. Si përgjigje për kryeministrin i cili tha se “shoppingu im në New York u mbyll me sukses”, Basha thotë se Rama shkoi të blinte këpucë.

Postimi i plotë

Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia ka nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish.

SHKARKO APP