Prenga: Akuzat shpifje, lagunën e Patokut e ka marrë ish-deputetja e PD Paulina Hoti

 

Deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga Partia Demokratike. I pyetur nga A1 Report, deputeti Prenga i ka cilësuar shpifje akuzat e selisë blu sipas së cilës vëllai i deputetit ka marrë lagunën e Patokut përmes një tenderi të dyshimtë.

Prenga ka theksuar se ai dhe vëllezërit e tij janë të ndarë, duke shtuar se se laguna e Patokut është marrë në mënyrë klienteliste nga nipërit e ish-deputetes së PD Paulina Hoti përmes firmës së saj “Cali”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka kërkuar nga Partia Demokratike që të faktojë akuzat dhe nëse ata të dalin të vërteta atëherë vëllai i tij të përgjigjet para drejtësisë. Por në të kundërt, t’i jepet fund këtyre shpifjeve të vazhdueshme të opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk merrem me biznes. Merrem me politik. Vëllezërit e mi janë të ndarë nga mua, kanë punët e tyre. Merrem me politikë. Aktualisht lagunën e kanë marrë në mënyrë klienteliste nipat e Paulina Hotit , firma “Cali”. Akuzat e PD nuk qëndrojnë, nëse vëllai im ka marrë diçka jashtë ligjit të reagojnë institucionet. Nëse është marrë në rregull, PD t’i japin fund shpifjeve. I përbuz me neveri këto shpifje. Me vjen keq keq që ende nuk kemi dalë nga një llumhanë e vjetër e PD.” theksoi në fjalën e tij Prenga .

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?