Presidenca :Disa media shpifin!

 

Zyra e shtypit e Presidentit të Republikës përgënjeshtron dhe dënon spekulimin e Gazetës MAPO (faqja elektronike), e cila ka përhapur në opinionin publik një informacion krejt të pavërtetë për gjoja pushime të Presidentit në një jaht luksoz në jug të vendit.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nuk ka qënë kurrë në jug të vendit duke pushuar në një jaht luksoz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e shtunë, në datë 22 gusht 2015, Presidenti i Republikës ka pritur për një vizitë Babain Emir të Katarit, Lartësinë e Tij, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani në qytetin muze të Gjirokastrës ku e ka njohur mikun e veçantë me trashëgiminë e pasur kulturore dhe historinë e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyra e shtypit të Presidentit të Republikës shpreh keqardhjen për këtë shpërdorim vulgar të medias për shërbime qeveritare.

Institucioni i Presidentit të Republikës rezervon të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës për këtë shpifje dhe denigrim të figurës së Kreut të Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?