Presidenca gjermane e BE, Balla: Gjermania do t’i japë një impuls të ri procesit të integrimit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas marrjes së presidencës së Këshillit Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Gjermania startoi Presidencën gjashtë mujore të Këshillit Europian në një moment kyç për BE-në.

Sipas Ballës, ashtu si edhe në presidencën e vitit 2007, Gjermania me Kancelaren Merkel duhet të përballet me sfida të rëndësishme, ku objektiv prioritar është rimëkëmbja ekonomike e Europës, rikthimin e besimit të qytetarëve europianë në institucionet e BE dhe padiskutim një reagim solidar në adresimin e krizës së pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Balla shpreh bindjen se Gjermania do t’i japë një impuls të ri procesit të integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ashtu si edhe më parë, Ballkani Perëndimor do të zërë një vend të veçantë në axhendën e prioriteteve të Presidencës Gjermane të BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Sot Gjermania startoi Presidencën gjashtë mujore të Këshillit Europian në një moment kyç për BE-në. Ashtu si edhe në presidencën e vitit 2007, Gjermania me Kancelaren Merkel duhet të përballet me sfida të rëndësishme, ku objektiv prioritar është rimëkëmbja ekonomike e Europës, rikthimin e besimit të qytetarëve europianë në institucionet e BE dhe padiskutim një reagim solidar në adresimin e krizës së pandemisë

Jam i bindur që Gjermania do t’i japë një impuls të ri procesit të integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ashtu si edhe më parë, Ballkani Perëndimor do të zërë një vend të veçantë në axhendën e prioriteteve të Presidencës Gjermane të BE-së. Shqipëria me publikimin e kuadrit negociues dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare do të nisë më pas rrugëtimin e kapitujve të parë të negociatave me BE-në.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?