Presidenca paralajmëron padi për zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë: Si e gënjeu Dvorani Venecian
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat shprehet se organizata e Rilindjes kërkon që të rrëmbejë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke minuar këtë të fundit.
“Të gjithë të kuptojnë super perlën e rilindjes. Se si një organizatë që ka shembur çdo ndarje pushtetesh rrëmben në mënyrë antikushtetuese dhe mafioze, përmes falsifikime dhe manipulimeve anëtarë të gjykatës kushtetuese, për të mos pasur më Gjykatë Kushtetuese, por policinë antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, tha Meta.
Në fjalën e tij Këshilltari i Presidentit Bledar Dervishi tha se do të bënte publike prova të reja që faktojnë ndërhyrjen e Qeverisë në procesin e Ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese.
“Sot do bëhen publike provat e reja që faktojnë ndërhyrjen e Qeverisë në procesin e Ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese. Më 21 shtator 2019 Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet për të bërë listimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas ligjit Këshilli ka vendosur që ligji hy në fuqi dhe publikohet në Faqen Zyrtare të Gjykatës së Lartë. Prova e dytë, më 22 shtator, faqja e Gjykatws sw lartw publikohen të katër vendimet e KED, për të katër kandidatët dhe këshilli vendosi miratimin e anëtarëve për vakancën e shpallur nga Presidenti, nga Kuvendi. Këshilli ka ndjekur radhën që dikton Kushtetuta dhe ligji. Ato që ligji parashikonte u zbatuan edhe me botimin e këtyre akteve në faqen e Gjykatës së Lartë.
Kalojmë te prova tjetër.
Presidenti emëroi anëtarin e parë të Gjykatës dhe më pas Presidenti i kërkoi Kuvendit të vendoste për anëtarin e dytë. Duke parë që Kuvendi kishte vendosur ta shtynte dha ta shfrytëzonte në maksimum 30 ditëshin e tij, Presidenti mori një akt dhe vendimin ja drejton Kuvendit të Shqipërisë, kryetarit Gramoz Rucci, Avokatit të Popullit dhe Dvoranit. Ky komunikim iu përcoll të gjitha ambasadave prezentë në Shqipëri. Në shkresë presidenti synon respektimin e normës në zbatimin e radhës të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”,- tha Dervishaj.