Presidenca: Përçmim për lajmet e rreme, dekorata për Vojo Kushin u tërhoq nga i afërmi i tij, Vasil Kushi

Presidenca ka reaguar sot për lajmet e rreme në disa media lidhur me procedurën e dekorimit të Heroit të Popullit, Vojo Kushi. Presidenca sqaron se dekorata është tërhequr nga Vasil Kushi, i afërm i “Heroit të Popullit”.

“Dekorata “Nderi i Kombit” e akorduar për Heroin e Popullit, Vojo Kushi, u tërhoq nga z.Vasil Kushi, i afërm i Tij. Saktësojmë se edhe ky person është konfirmuar zyrtarisht nga Organizata e Dëshmorëve të Atdheut, e përfaqësuar nga z.Gjergji Velo, konform procedurave”,- thuhet në reagimin e Presidencës.

Lidhur me lajmet në media, “institucioni i Presidentit të Republikës e kupton shumë mirë se përkujtimi i këtyre ngjarjeve dhe datave të rëndësishme historike i shqetëson të gjithë ata të cilët duan të denigrojnë, jo vetëm të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar, por edhe të gjithë luftëtarët dhe heronjtë që sakrifikuan jetën e tyre për Atdheun dhe lirinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sqarim i plotë i Institucionit të Presidentit të Republikës

Swiss Digital Mobile Reklama

Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se gjatë ceremonisë solemne të organizuar sot me rastin e përkujtimit të Epopesë së Kodrës së Kuqe dhe dekorimit të Heronjve të saj, Titujt e Nderit u tërhoqën nga të afërm të Heronjve, emrat e të cilëve Institucioni i Presidentit i mori zyrtarisht nga Organizata e Dëshmorëve të Atdheut, të përfaqësuar nga z.Gjergji Velo.

Dekorata “Nderi i Kombit” e akorduar për Heroin e Popullit, Vojo Kushi, u tërhoq nga z.Vasil Kushi, i afërm i Tij. Saktësojmë se edhe ky person është konfirmuar zyrtarisht nga Organizata e Dëshmorëve të Atdheut, e përfaqësuar nga z.Gjergji Velo, konform procedurave.

Institucioni i Presidentit të Republikës e kupton shumë mirë se përkujtimi i këtyre ngjarjeve dhe datave të rëndësishme historike i shqetëson të gjithë ata të cilët duan të denigrojnë, jo vetëm të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar, por edhe të gjithë luftëtarët dhe heronjtë që sakrifikuan jetën e tyre për Atdheun dhe lirinë.

Hedhim poshtë me përçmim lajmet e rreme dhe dashakeqëse të mediave të caktuara që kanë në axhendë të tyre fushatën e Rilindjes për të denigruar vlerat tona kombëtare dhe për të spostuar vëmendjen nga problemet kryesore që vuan sot vendi për shkak të keqqeverisjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?