Presidenca: Rama ka vetëm një partner. Xibrakën dhe Kolumbinë

Pasi kryeministri Edi Rama, bëri të ditur përmes një postimi në Twitter se nesër do të publikohet Paketa Speciale AntiKÇK, ka ardhur edhe reagimi i presidencës. Zëdhënësi i Presidenti, Tedi Blushi shkruan shkurt në facebook, se kryeministri ka vetëm një partner strategjik: Xibrakën dhe Kolumbinë. Sipas Ramës kjo paketë ka fuqi special kundër krimit e korrupsionit. Rama bën të ditur se paketa Speciale AntiKÇK është bërë me ndihmën e ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit,mafias e krimit të organizuar dhe kjo paketë do bëjë të mundur shkatërrimin e foleve të krimit.

SHKARKO APP