Presideni i Sllovenisë, Borut Pahor del kundër ridizenjimit të kufijve në Ballkan

Në konferencën e përbashkët me kreun e shtetit, Ilir Meta, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor u shpreh kundër ridizenjimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, me anëtarësinë e BE-së, kufijtë mes shteteve bëhen më pak të rëndësishme dhe se nuk ka nevojë për ndryshimin e tyre.

“Me këtë qasje do të zvogëlohet rëndësia e debatimit të ri për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Sipas mendimit tim ky proces nuk mund të përfundojë në mënyrë të paqtë. Me anëtarësinë e BE-së, kufijtë mes shteteve bëhen më pak të rëndësishme dhe nuk ka nevojë për ndryshimin e tyre. Dimë nga përvoja që ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Europës nuk bëhen pa flijime. Besoj se ne udhëheqësit e kësaj Europe dhe të BE-së e kemi obligim që sot në këtë kohë më të komplikuar të japim ide të re si të zhvillohet më shpejt dhe më entuziastë”,-tha Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Nga Tirana ku ndodhet për një vizite pune, në kuadër të përgatitjes së takimit të radhës të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet më 17 maj 2021 Borut Pahor nënvizoi se e vetmja rrugë është Integrimi sa më shpejt i tërë Ballkanit në BE.

SHKARKO APP