Presidenti: Aleanca dhe miqësia shqiptaro-kroate, shembull për rajonin

Presidenti Ilir Meta ndodhet në një vizitë shtetërore në Kroaci. Ditën e sotme kreu i shtetit është pritur në takim nga presidentja Kolinda Grabar-Kitarović. Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta shprehet se dy vendet kanë një miqësi tradicionale dhe janë shembull për rajonin.

Si dy vende aleate dhe popuj miq tradicionalë, Shqipëria dhe Kroacia janë të vendosura për forcimin dhe rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok, për një të ardhme më të ndritur, shembull për rajonin!

Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe të përzemërt Presidentja Kolinda Grabar-Kitarović!”,- shkruan kreu i shtetit.

SHKARKO APP