Presidenti amerikan Biden emëron prokuror të posaçëm për Ballkanin Perëndimor kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Mësohet se Presidenti amerikan Biden ka emëruar një prokuror të posaçëm në cilësinë e këshilltarit ligjor për Ballkanin Perëndimor.

Këshilltari ligjor është planifikuar të fillojë punën në prill të vitit 2022 me mandat 14 mujor, njoftoi Departamenti Amerikan i Drejtësisë, duke shtuar se ky është një program vetëm rajonal. Me sa duket Reforma në Drejtësi në Shqipëri do të ketë ndihmën edhe të këtij prokurori të posaçëm amerikan.

Selia e këtij institucioni, që në fakt është një superkryeprokuror, do të jetë në Zagreb të Kroacisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Puna e këshilltarit ligjor do të jetë në ndihmë të luftës kundër korrupsionit, abuzimit me prokurimet publike, pastrimin e parave, krimin e organizuar,etj, vepra të nivelit të lartë si krim e ku sidomos ka të përfshirë zyrtarë apo ish-zyrtarë shumë të lartë në këto shtete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo zyrë do të përfshijë asistencë teknike, monitorim dhe këshilla për hetimin, ndjekjen penale dhe vendimmarrjen në rastet e hetuara.

Këshilltari ligjor do të punojë ngushtë me këshilltarë të tjerë të emëruar në vende të ndryshme të Ballkanit, si dhe me staf nga ambasadat e SHBA-së në këto shtete.

Veçanërisht, mësohet nga burime nga Tirana, kjo zyrë do ketë shumë punë në Tiranë, ku një ndihmës i këtij prokurori të posaçëm amerikan do të jetë ngulitur në ambasadën amerikane në Tiranë.

Në Tiranë, sipas këtyre burimeve, janë 5 emra të nivelit të lartë të cilët janë nën hetim nga SPAK ose do ti parashtrohen SPAK-ut për hetim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?