Presidenti amerikan Biden: Jam i vendosur që vepruam mirë që u tërhoqëm!
Presidenti amerikan Biden në një konferencë të posaçme shtypi në lidhje me ngjarjet në Afganistan tha se kemi harxhuar si SHBA 1 trilon dollarë në gjithë këto vite sa kemi qëndruar në Afganistan, por ushtria dezertoi, presidenti i tyre iku dhe pse duhet që ushtarët amerikanë të vriten atje!
Joe Biden vazhdoi të mbrojë vendimin e tij për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga Afganistani, edhe pasi forcat talebane morën Kabulin dhe bota pa imazhe të afganëve të dëshpëruar që përpiqeshin të largoheshin nga vendi.
“Unë qëndroj plotësisht prapa vendimit tim,” thotë Biden. “Pas 20 vjetësh, kam mësuar në rrugën e vështirë se nuk ka qenë kurrë një kohë e mirë për të tërhequr forcat amerikane.”
Presidenti amerikan kritikoi udhëheqësit e qeverisë afgane për ikjen nga vendi dhe trupat afgane për refuzimin për të mbrojtur siç duhet vendin e tyre.
“E vërteta është, erdhi më shpejt nga sa kishim parashikuar,” tha Biden.
Me tej ai tha se “Ne shpenzuam 1 trilionë dollarë, ne krijuam forcë të madhe sesa shumë aleate të NATO-s, i ndihmuam në forcat e tyre, u dhamë çdo mundësi që të krijonin të ardhmen e tyre, ne nuk mund t’i ndihmonim më që të luftojnë”, tha Biden.
KOHA JONË SONDAZH

