Presidenti amerikan Biden nis turin europian, synon të shfaqë pozitën e tij në skenën botërore

Presidenti amerikan, Joe Biden nis turin e tij në Europë. Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se udhëtimi do të tregojë lidershipin e presidentit në skenën botërore.

Pas mbërritjes në Londër, Biden do të takohet me Mbretin Charles III për herë të parë që kur u kurorëzua dhe me kryeministrin britanik Rishi Sunak. Ata pritet të diskutojnë ndryshimin e klimës, një çështje që ka qenë në qendër të të diskutimeve dhe si të financohen iniciativat për të adresuar problemin.

Udhëtimi gjithashtu përkon me samitin e NATO-s në Vilnius, Lituani që do të mbahet në data 11 dhe 12 korrik. Biden do të kalojë dy ditë në kryeqytetin e Lituanisë dhe do të marrë pjesë në takime me liderët dhe do të mbajë një fjalim nga Universiteti i Vilnius.

Biden do të përballet me pyetje nga aleatët se pse SHBA do të dërgonte bomba thërmuese, të cilën më shumë se dy të tretat e anëtarëve të NATO-s e kanë ndaluar, sepse mund të çojë në vdekjen e shumë civilëve.

Pas dy netësh në Vilnius, Biden viziton Helsinkin i cili u bë anëtari i 31-të në aleancën ushtarake duke i dhënë fund historisë së tij të mosangazhimit.

SHKARKO APP