Presidenti Bajram Begaj dekreton Amnistinë Penale, u votua nga PS-Rithemelimi me 110 vota

Pas votimit me 110 vota në Kuvend, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Amnistinë Penale. Në seancë pati edhe debate mes deputetëve.

Nga ky projektligj pritet të përfitojnë rreth 700 të dënuar, dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Do të pushohen menjëherë 232 çështje të protestuesve të opozitës, e po ashtu do të përfitojnë personat të cilët kanë vendim të formës së prerë deri në datë 31 mars 2024.

Projektligji i amnistisë penale u bë mollë sherri në Kuvend mes Partisë Demokratike zyrtare, Rithemelimit dhe qeverisë. Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha e quajtën draftin e dakordësuar mes Rithemelimit dhe PS-së si pazar.

SHKARKO APP