Presidenti Bajram Begaj fton në Tiranë homologun nga Azerbajxhani

Me ftesë të Presidentit shqiptar Bajram Begaj, në Tiranë të martën do të vijë Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Mësohet se në nder të tij, kreu i shtetit Begaj do të zhvillojë një ceremoni zyrtare shtetërore, duke qenë se kjo është hera e parë që presidenti viziton Shqipërinë.

Me Azerbajxhanin vendi ynë ka marrëveshjen për gazsjellësin Trans-Adriatik që është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, dhe transporton gaz natyror në Evropë nga fusha Shah Deniz II në Azerbajxhan.

Duke u lidhur me gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin Greko-Turk, TAP kalon Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të dalë në breg në Italinë e Jugut për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?