Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në qeverinë ”Rama 3”

Këtë të premte, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeverinë ”Rama 3”. Me propozim të kryeministrit Edi Rama, presidenti ka dekretuar emërimin e Blendi Gonxhes si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Sakaq ka dekretuar edhe shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe më pas emërimin e tij në detyrën e Ministrit të Financave.

“Presidenti Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Gjithashtu sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave si edhe dekretoi emërimin e zotit Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”.

SHKARKO APP